Universum International College ka lansuar sot kampanjën e re “Merr diplomë që të vyn, jo veç me pas”, e cila ka për qëllim të inkurajojë studentët e rinj dhe ata aktualë të përfitojnë nga mundësitë e jashtëzakonshme që ofron ky universitet, në bashkëpunim me Arizona State University (ASU).
Lansimi i kampanjes, u mbajt në ambientet moderne të Universum, ku u theksuan përfitimet e shumta që studentët mund të marrin si rezultat i partneritetit strategjik ndërmjet Universum International College dhe Arizona State University. Ky partneritet sjell mundësi të shumta, si përfitimi i kurrikulave të avancuara nga Arizona State University, mundësitë për të studiuar me bursë të plotë në Evropë, si dhe mundësinë e diplomës së dyfishtë nga ASU.
“Merr diplomë që të vyen, jo veç me pas” është një thirrje e fortë për të gjithë studentët që duan të bëhen pjesë e një rrugëtimi akademik që ofron vlera reale dhe që do t’i përgatit ata për të ardhmen. Ky është një mundësi e shkëlqyer për të bërë diferencën në një treg pune gjithnjë e më konkurues. Merr diplomë që t’vyn, jo veç me e pas! Krijo suksesin tënd, me 𝐞𝐝𝐮𝐤𝐢𝐦 𝐚𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐔𝐍𝐈-𝐔𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐮𝐦 𝐈𝐧𝐭𝐞𝐫𝐧𝐚𝐭𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥 𝐂𝐨𝐥𝐥𝐞𝐠𝐞 fuqizuar nga 𝐀𝐫𝐢𝐳𝐨𝐧𝐚 𝐒𝐭𝐚𝐭𝐞 𝐔𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐲, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe nr. #1 për inovacion. Kerko informata per Studime: https://universum-ks.org/kerko-info/