Lansohet episodi i ri i Rrushe – Seriali kthehet mbrapa në kohë - Gazeta Express
string(61) "lansohet-episodi-i-ri-i-rrushe-seriali-kthehet-mbrapa-ne-kohe"

Arte

Gazeta Express

30/05/2021 21:02

Lansohet episodi i ri i Rrushe – Seriali kthehet mbrapa në kohë

Arte

Gazeta Express

30/05/2021 21:02

Sonte u lansua episodi i katërt i serialit vendor Rrushe, i cili shfaqet çdo të diel nga ora 20:00 në kanalin T7, si dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo. E veçanta e këtij episodi është se ngjarja kthehet në të kaluarën, më saktësisht në vitin 1995

Një lëvizje e re po fillon në vitin 1995. Kjo lëvizje patriotike, me zanafillë në Dresden të Gjermanisë, fillon me dy personazhe të reja të serialit, Demir Jaha dhe Musë Lahu.

Lexo Edhe:

Dy personazhet shihen teksa fshihen nga shërbimet sekrete të armikut, e bisedojnë për lëvizjen e quajtur “Qëndresa”.

Kjo ngjarje, e ndërlidhur me ngjarjet e të tashmes, duket se do ta dërgojë serialin në ujëra të thella, ngjarjet e së cilës ende nuk dihet se si do të ndërlidhen mes vete.

Episodi i kaluar i serialit përfundoi me Vesa Pirullin, që mori lajmin për vdekjen e Ministër Sinanit, dhe Berat Hotin, protagonist dhe shkaktar i ngjarjes në episodin e parë, që i afrohet Vesës për t’u njoftuar.

Këto dhe shumë ngjarje tjera, pritet të bëhen edhe më dramatike në episodin e katërt, i cili sapo u lansua në gjirafaVideo.

Më poshtë mund ta ndiqni episodin e katërt të serialit Rrushe.