Lansohet Ambra.app – aplikacioni që mundëson organizimin e detyrave duke përdorur #tags dhe @mentions - Gazeta Express

Gazeta Express

10/11/2020 15:33

Lansohet Ambra.app – aplikacioni që mundëson organizimin e detyrave duke përdorur #tags dhe @mentions

Gazeta Express

10/11/2020 15:33

Zyrtarisht sot për për tregun vendor dhe ndërkombëtar është lëshuar në përdorim Ambra.app, një aplikacion që u mundëson ekipeve të bashkëpunojnë që t’i organizojnë detyrat vetëm duke përdorur #tags dhe @mentions, të gjitha në një pako të vetme.

Një detyrë është një entitet që përshkruan një pjesë të punës që duhet bërë, por nga perspektiva e Ambra.app, një detyrë nuk ka nevojë të ketë një titull dhe përshkrim të veçantë duke evituar ceremonitë që duhen ndjekur gjatë krijimit të detyrave te veglat tradicionale.

Aplikacioni është zhvilluar nga kompania Quantix L.L.C. dhe ofrohet me modelin FREEMIUM, që mundëson përdorimin pa pagesë deri në një numër projektesh, ndërsa për ekipet në tregun vendor, Quantix L.L.C. ofron një kupon në 100% FALAS për muajt e parë të përdorimit.

Për të marrë këtë zbritje përdoreni kodin promocional: ambra_al

Ilustrime se si funksionon aplikacioni mund t’i shihni përmes videove në këtë vegëz.