Lindur nga dëshira për të rikthyer dhe festuar diversitetin e identitetit ballkanik, ‘Balkanism’ sjell botimin e tij të parë në print, duke e sjellë platformën e njohur në rrjetet sociale në format fizik.
“Diversiteti si Forcë” është një eksplorim i guximshëm dhe i domosdoshëm i jetës, kulturës dhe historisë në dhe nga Ballkani, duke rrëzuar narrativat e vjetra dhe duke riformuluar kuptimin e përkatësisë. Përmes tregimeve, analizës historike dhe shprehjes artistike, ky numër nis eksplorime kurioze dhe kreative, përfshirë eksplorimin e lidhjes në mes identitetit queer dhe atij ballkanik.
Lansimi zyrtar të “Diversiteti si Forcë” në Kosovë behet më 2 prill nga ora 18:00 në ‘Henrik Bariç’, ku krijuesi i Balkanism dhe redaktori i revistës, Arbër Qerka-Gashi, së bashku me dizajneren Verica Petrović, do të na shpalosin procesin e krijimit të këtij botimi. Ngjarja do të përfshijë edhe një diskutim mbi këtë iniciativë, veçanërisht nga një këndvështrim queer.
Kopjet e “Diversiteti si Forcë” do të jenë në shitje gjatë ngjarjes. Ejani, lidhuni dhe festoni bukurinë e identitetit ballkanik në të gjitha format e tij.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...