Sot në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë, po zhvillohet ceremonia mortore e kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos.
Të pranishëm në ceremoni janë të gjithë drejtuesit e shtetit shqiptar, përfaqësues të opozitës, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, përfshirë 5 ministra të kabinetit të tij qeveritar, si dhe shumë personalitete fetare dhe figura të larta të klerit botëror.
Pasi kanë nderuar figurën e kryepeshkopit, kryeministri Rama dhe kryetari i opozitës shqiptare, Sali Berisha janë pozicionuar shumë pranë njëri tjetrit.
Me të mbërritur në Katedrale, mes tyre është vendosur kryeministri i Greqisë, Mitsotakis. Në fund të ceremonisë mortore Mitsotakis, bashkë me Ramën do të mbajnë fjalim./Gazeta Express
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...