Lamtumira e Xhakës: Asgjë tjetër veçse faleminderit të gjithëve - Gazeta Express
string(62) "lamtumira-e-xhakes-asgje-tjeter-vecse-faleminderit-te-gjitheve"

Lamtumira e Xhakës: Asgjë tjetër veçse faleminderit të gjithëve

Futboll

Gazeta Express

29/05/2023 9:18

Granit Xhaka sipas të gjitha gjasave e zhvilloi dje ndeshjen e fundit në fanellën e Arsenalit.

Dhe, futbollisti kosovar e lëshoi perden në “Emirates Stadium” me një paraqitje të jashtëzakonshme duke i realizuar dy gola në fitoren 5:0 ndaj Wolverhamptonit.

Lexo Edhe:

Përfaqësuesi zviceran ishte në qendër të vëmendjes dhe emri i tij u thirr nga tifozët e “Gunners” gjatë lojës, të cilët kohë pas kohe nga tribunat i kërkuan që të qëndronte në Londër, shkruan “Gazeta Express”.

Sidoqoftë, duket se ish-futbollisti i Baselit dhe i Borussia Monchengladbachut është i vendosur për t’u larguar nga Londra.

Ai madje pas lojës e ka bërë një postim, përmes së cilit i ka falënderuar tifozët për mbështetjen dhe klubin për mundësinë e dhënë për t’i shijuar momente magjike aty për shtatë vjet.

“Asgjë tjetër veçse faleminderit të gjithëve”, ka shkruar kapiteni i Kombëtares zvicerane në rrjetet sociale.

Xhaka pritet të transferohet në Bayer Leverkusen gjatë verës, ndërsa Arsenali do t’i fitonte në këtë rast 15 milionë euro nga shitja e tij. /Gazeta Express/