Lampard paralajmëron se futbolli do të jetë më pak cilësor kur të rinisë Premierliga - Gazeta Express
string(84) "lampard-paralajmeron-se-futbolli-do-te-jete-me-pak-cilesor-kur-te-rinise-premierliga"

Lampard paralajmëron se futbolli do të jetë më pak cilësor kur të rinisë Premierliga

Gazeta Express

23/05/2020 19:33

Frank Lampard mezi po e pret rinisjen e Premierligës, mirëpo trajneri i Chelseat e ka pranuar se standardi i lojës mund të jetë më pak cilësorë përderisa ndeshjet të zhvillohen prapa dyerve të mbyllura.

Premierliga ka qenë e pezulluar në nga mesi i muajit mars shkaku i përhapjes së virusit Covid-19 në botë, mirëpo tani klubet po përgatiten për ta rinisur sezonin qysh në javët e para të qershorit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ekipet tashmë i kanë filluar stërvitjet në grupe të vogla, përkundër që s’lejohen kontaktet mes lojtarëve, mirëpo deri në momentin kur të merret vendimi përfundimtar për rinisjen e sezonit, klubet do të duhet të pajtohen edhe për shumë detaje të tjera.

Lampardi mezi po e pret rinisjen e sezonit, pasi që ai dhe skuadra e tij do ta vazhdojnë garën për top katërshen e Premierligës, mirëpo e pranon se mungesa e tifozëve do të ndikojë në cilësinë e ndeshjeve në stadiume.

“Natyrisht që do të jetë futboll i vërtetë. Ka gjëra që qartësisht do të ndikohen – ndoshta ju s’do ta shihni nivelin e lojës që do ta shihnit kur ka tifozë në stadiume sepse ajo e bënte Premierligën më të mirën në botë”, ka thënë Lampard.

“Tifozët tanë na motivonin neve dhe kjo është arsyeja pse ka epërsi në ndeshje ekipi vendas. Megjithatë, edhe kur luan si mysafir motivohesh nga ajo armiqësia që e shfaqin tifozët. Është një gjë shumë e bukur”.

“Natyrisht se është futboll është nëse luhet pa tifozë. Disa gjëra do të jenë më ndryshe dhe unë duhet të flas me lojtarët për këtë gjë. Kur i ke tre pikë që dëshiron t’i marrësh, luan për ekipin tënd dhe dëshiron të arrish diçka, natyrisht që do të jesh i përqendruar në lojë”. /Gazeta Express/