Lamine Yamal shënon hattrick-un e parë, Barcelona triumfon ndaj Villarreal - Gazeta Express
string(73) "lamine-yamal-shenon-hattrick-un-e-pare-barcelona-triumfon-ndaj-villarreal"

Futboll

Gazeta Express

28/02/2026 18:21

Lamine Yamal shënon hattrick-un e parë, Barcelona triumfon ndaj Villarreal

Futboll

Gazeta Express

28/02/2026 18:21

Barcelona vazhdon dominimin në La Liga, duke fituar bindshëm 4-1 ndaj Villarrealit në shtëpi në kuadër të javës së 26-të.

Lamine Yamal ishte protagonist absolut i takimit, duke shënuar dy gola brenda pjesës së parë (28’ dhe 37’) dhe duke treguar potencialin e tij të madh. Pas pushimit, Villarreal ngushtoi rezultatin në 2-1 me golin e Pape Gueye në minutën e 49-të.

Megjithatë, Barcelona menaxhoi lojën dhe në minutën e 69-të Yamal shënoi golin e tretë, duke vulosur fitoren. Robert Lewandowski kompletoi rezultatin në minutën e 92-të, duke çuar shifrat në 4-1 pas asistimit të Jules Kounde.

Me këtë fitore, Barcelona qëndron lider me 64 pikë, katër më shumë se Real Madridi, i cili ndodhet në vendin e dytë me 60 pikë dhe luan ndaj Getafes të hënën. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement