Lamine Yamal e konfirmon ndarjen nga e dashura e tij, Nicki Nicole - Gazeta Express
string(65) "lamine-yamal-e-konfirmon-ndarjen-nga-e-dashura-e-tij-nicki-nicole"

Futboll

Gazeta Express

01/11/2025 16:00

Lamine Yamal e konfirmon ndarjen nga e dashura e tij, Nicki Nicole

Futboll

Gazeta Express

01/11/2025 16:00

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka njoftuar publikisht të shtunën se ai dhe këngëtarja Nicki Nicole nuk janë më çift.

18-vjeçari e konfirmoi lajmin për Javi Hoyos në emisionin “D Corazón” (siç raporton Diario Sport).

Duke mohuar zërat që qarkulluan gjatë javës se ai e kishte tradhtuar këngëtaren argjentinase, Lamine sqaroi: “Ne nuk jemi më bashkë. Nuk ka të bëjë me ndonjë tradhti. Thjesht jemi ndarë, dhe kaq. Gjithçka që po thuhet nuk ka lidhje me marrëdhënien tonë.”

Tifozët e Barcelonës shpresojnë që kjo situatë personale të mos ndikojë në performancat e Lamine Yamal në fushë.

Anësori është kritikuar për paraqitjet e tij të fundit, veçanërisht për atë ndaj Real Madridit fundjavën e kaluar.

Kjo ndodh ndërkohë që Lamine po përballet edhe me një problematikë kronike të pubalgjisë në zonën e ijëve./GazetaExpress/