Lamine Yamal e humb penalltinë ndaj Gironas - Gazeta Express
string(43) "lamine-yamal-e-humb-penalltine-ndaj-gironas"

Futboll

Gazeta Express

16/02/2026 21:57

Lamine Yamal e humb penalltinë ndaj Gironas

Futboll

Gazeta Express

16/02/2026 21:57

Girona po i bën konak Barcelonës, me ndeshjen që po luhet në kuadër të xhiros së 24-të në La Liga.

Në “Montilivi” pas 45-minutëshit të parë, rezultati ishte i barabartë, pa gola, shkruan “Gazeta Express”.

Një arsye që s’ka gola në pjesën e parë, është edhe huqja e penalltisë nga Lamine Yamal.

Superylli i Barcelonës e mori përgjegjësinë për ta goditur penalltinë, në minutën e 46-të të pjesës së parë, mirëpo e humbi atë, duke e goditur shtyllën.

Derbi katalunas është ndeshja e fundit e kësaj xhiro në La Liga.

Momentalisht, me këtë rezultat, Barcelona është e dyta në tabelë, me një pikë më pak se Reali – i cili e fitoi ndeshjen e kësaj xhiroje ndaj Real Sociedadit.

Barça për momentin ka 59 pikë, teksa Reali i ka 60 sosh./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement