Lamine Yamal e fiton Trofeun Kopa për herë të dytë radhazi - Gazeta Express
string(58) "lamine-yamal-e-fiton-trofeun-kopa-per-here-te-dyte-radhazi"

Futboll

Gazeta Express

22/09/2025 21:18

Lamine Yamal e fiton Trofeun Kopa për herë të dytë radhazi

Futboll

Gazeta Express

22/09/2025 21:18

Superylli adoleshent, Lamine Yamal i Barcelonës fiton çmimin për lojtarin më të mirë të ri në ceremoninë e Topit të Artë.

Ai e fiton atë për vitin e dytë radhazi, shkruan “Gazeta Express”.

Lamine Yamal mund të shpallet edhe fitues i çmimit kryesor për meshkuj sonte, pasi është favorit edhe për këtë çmim.

Ruud Gullit e pyeti në skenë nëse është gati për këtë. Gjithçka që 18-vjeçari mund të thoshte ishte: “Nuk e di”.

Gullit i përgjigjet: “Ndoshta shihemi më vonë”, teksa largohet nga skena./GazetaExpress/