Në një intervistë për RTV Ora, kreu i Kadastrës, Artan Lame u shpreh se në zona malore si Valbona dhe Thethi nuk ka pasur shumë probleme pronësie.
Ai tha se një gjë e tillë ka ndodhur në zona të tilla sepse nuk mund t’i merret prona dikujt sepse, sipas tij, të shkon koka.
Lame theksoi se në zona të tilla duhet të ndihet dora e shtetit nga të dyja anët: nga ajo që e quajti kulaçi dhe kërbaçi.
Lame: Në zonat malore si në Valbonë dhe Thetit nuk kanë ndodhur masakra të tilla pronësore, sepse në Theth nuk shkon dot t’ia marrësh pronën sepse të shkon koka. Këtë të mirë e kanë, të thonë ky është gardhi im, mos e kalo dhe nuk të thotë njeri mos e kalo, nuk të thotë njeri mos e ndalo.
Atje po ndërtohet pa kriter dhe ndoshta duhet të ndihet dora e shtetit nga të dyja anët: nga kulaçi dhe kërbaçi. Duhet përfunduar procesi i Kadastrës në ato zona dhe procesi i planifikimit të ato zona dhe ky është kulaçi dhe kërbaçi për të ndaluar ndërtimet pa leje sepse do të prishin të ardhmen e tyre.