Në janar, nga Lamborghini kanë thëne se
Urus nuk do të ishte i disponueshëm si një model tërësisht elektrik. Sa shpejt
ndryshojnë gjërat!
Këtu jemi vetëm disa javë më vonë dhe – me
mend çfarë? Kompania tani po konfirmon zyrtarisht se do të prodhojë një Urus
tërësisht elektrik. Do të dalë në vitin 2029.
Lajmi vjen direkt nga lart – CEO i
Lamborghini, Stephan Winkelmann. Gjenerata e ardhshme e Urus, e cila do të
zëvendësojë gjeneratën aktuale, do të jetë tërësisht elektrike. Kjo do të
arrijë në vitin 2029, një vit pasi marka do të nxjerrë në treg automjetin e saj
të parë tërësisht elektrik. Modeli që do të dalë në vitin 2028 do të jetë krejtësisht
i ri.
Së bashku me Urus-in tërësisht elektrik, kjo
do të ndihmojë në uljen e emetimeve të përgjithshme të markës me 80 % krahasuar
me sot. Për të ndihmuar më tej me këtë, gjenerata aktuale Urus do të
hibridizohet në vitin 2024. /Shqip.com