Lakers humbin në shtëpi, fitojnë Clippers e Rockets - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

11/03/2020 11:25

Lakers humbin në shtëpi, fitojnë Clippers e Rockets

Sport

Gazeta Express

11/03/2020 11:25

Skuadra e Lakers është mundur 104-102 nga Brooklyn në fushën e saj, një rezultat surprizë sot në NBA. Lakers e dominuan ndeshjen në pjesën e parë (LeBron dhe Davis 55 pikë së bashku), por në të dytën erdhi përmbysja e ekipit mik. Dinwiddie me 23 pikë dhe LaVert me 22 sollën përmbysjen e miqve.

Fiton skuadra tjetër e Los Anxhelosit, ajo e Clippers, që mposhti me lehtësi 131-107 Golden State. Ndeshje që ishte një formalitet për miqtë, ku u dallua Leonard me 23 pikë (Curry qëndroi pushim). ekipi i San Antonio, falë 24 pikëve të Aldridge mposhti 119-109 Dallas, sfidë ku Spurs përmbysën shifrat në periodën e fundit.

Skuadra e Houston mposhti 117-111 Minnesota, duke qëndruar mes ekipeve elitë në Perëndim. Më i miri për teksanët ishte Harden me 37 pikë. Fitore në sekondat e fundit për Boston, që mundi 114-111 Indiana jashtë fushe (Sabonis 28 pikë e Oladipo 27), ndërsa Chicago triumfoi 108-103 ndaj Cleveland (White 20 pikë), transmeton Telesport.

NBA – Rezultatet e sotme

Indiana – Boston, 111-114

Washington – New York, 122-115

Chicago – Cleveland, 108-103

Houston – Minnesota, 117-111

Memphis – Orlando, 115-120

San Antonio – Dallas, 119-109

Portland – Phoenix, 121-105

Golden State – Clippers, 107-131

Lakers – Brooklyn, 102-104