Lakers “bien” në shtëpi, fitojnë Nets dhe Clippers - Gazeta Express

Sporte tjera

Gazeta Express

31/05/2021 13:03

Lakers “bien” në shtëpi, fitojnë Nets dhe Clippers

Sporte tjera

Gazeta Express

31/05/2021 13:03

Los Angeles Lakers humbin shansin për ta thelluar në 3-1 serinë e çerekfinaleve në Perëndim ndaj Phoenix Suns pasi u mposhtën brenda në Staples Center nga skuadra nga Arizona me rezultatin 92-100.

Phoenix arriti të barazonte në 2-2 serinë ndaj Lakers falë lojës së shkëlqyer në grup me plot 6 basketbollistë të Phoenix që arritën një kuotë pikësh me dy shifra. Chris Paul, Davon Booker dhe Jae Croëder ishin 3 basketbollistët më të mirë mbi parket për Suns me vetranin Paul që spikati me 18 pikë 3 rebound e 9 asiste.

Te Lakers u shfaqën poshtë pritshmërive Anthony Davis dhe Denis Schroder ndërkohë që 25 pikët e realizuara nga LeBron James i cili spikati edhe me 12 rebound e 6 asiste nuk mjaftuan për kampionët në fuqi të NBA. Pothuajse siguroi kalimin në gjysëmfinalet e Lindjes Atlanta Hawks që e thelloi në 3-1 serinë ndaj New York Knicks falë suksesit me shifrat 113-96.

I përhershmi Trae Young me 27 pikë 1 rebound dhe 9 asiste ishte ylli i padiskutueshëm i skuadrës nga Georgia në këtë sukses. Vetëm një fitore larg kualifikimit në gjysmëfinalet e Lindjes është edhe Brooklyn Nets që triumfoi lehtësisht në ndeshjen e 4-t brenda në TD Garden përballë Boston Celtics me rezultatin e thellë 141-126.

Kevin Durant dhe Kyrie Irving u shfaqën në superformë në këtë duel pasi koleksionuan të dy sëbashku 81 pikë. Durant realizoi 42 pikë ndërsa e ndihmoi skuadrën nju-jorkeze edhe me 4 rebound e 5 asiste, ndërkohë që Irving shkëlqeu me 39 pikë 11 rebound dhe 2 asiste. Një fitore të madhe regjistroi Los Angeles Clippers që barazoi 2-2 serinë ndaj Dallas Mavericks duke u kthyer plotësisht në lojë për kualifikimin.

Në American Airlines Center skuadra kaliforniane e dominoi takimin që nga fillimi duke mbyllur vetëm pjesën e parë në avantazhin e 16 pikëve. Kawhi Leonard me 29 pikë dhe Paul George me 20 pikë ishin dy basketbollistët që udhëhoqën Clippers drejt këtij suksesi të rëndësishëm.