Lajmi që Kobe vdiq arrin në NBA, lojtarët nuk luajnë aksionet e para dhe kujtojnë legjendën - Gazeta Express
string(90) "lajmi-qe-kobe-vdiq-arrin-ne-nba-lojtaret-nuk-luajne-aksionet-e-para-dhe-kujtojne-legjenden"

Lajmi që Kobe vdiq arrin në NBA, lojtarët nuk luajnë aksionet e para dhe kujtojnë legjendën

Gazeta Express

26/01/2020 23:05

Lajmi që legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, ka vdekur së bashku me vajzën e tij 13 vjeçare ka prekur shumë njerëz në gjithë globin.

Në ndeshjet e hershme që ishin në orar sonte në NBA, parashihej të luhej ndeshja mes San Antonio Spurs dhe Toronto Raptors.

Lexo Edhe:

Lojtarët e të dy palëve nuk dërguan topin përpara, duke lënë orën e aksionet prej 24 sekondave të shkoj deri në fund si shenjë respekti për numrin e Bryant, 24. Bryant për shumë vite barti edhe numrin 8.

Lojtarët, trajnerët dhe të gjithë shikuesit shiheshin duke duartrokitur.

Përkundër lajmit të zi për sportin e basketbollit, lojërat përsëri do të vazhdojnë me orarin e përcaktuar. /Express/