Lajmi i Slobodna Bosna në RTK, Ahmetxhekaj: Ai që merr përgjegjësinë duhet të shkarkohet menjëherë - Gazeta Express
string(96) "lajmi-i-slobodna-bosna-ne-rtk-ahmetxhekaj-ai-qe-merr-pergjegjesine-duhet-te-shkarkohet-menjehere"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2024 22:16

Lajmi i Slobodna Bosna në RTK, Ahmetxhekaj: Ai që merr përgjegjësinë duhet të shkarkohet menjëherë

Lajme

Gazeta Express

31/07/2024 22:16

Ish-drejtori i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, ka folur për zhvillimet në RTK, pasi mediumi publik ishte në qendër të vëmendjes pas publikimit të lajmi referuar “Slobodna Bosna”, ku sulmohen mediat kosovare.

Ahmetxhekaj ka thënë se kushdo që merr përgjegjësinë duhet të shkarkohet.

“Kushdo që e merr përgjegjësinë për publikimin e një lajmi të tillë ai duhet të shkarkohet”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka deklaruar se drejtori ka mundur t’i marrë masat e të evitonte këtë situatë.

“Shpejtësia e vendimmarrjes do ta ndryshonte komplet situatën. Në RTK janë disa zinxhir komandues, ka burokraci për momentin shumë”.

“Drejtori e ka në kompetencë edhe me rregullore brendshme,  atë natë ka mundur me i marrë masat dhe me evitu këtë skandal. Kërkim falje është normale, merr masa ndaj atij që e ka publiku dhe në rregull jemi”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement