Ronaldo përsëri pozitiv me Covid-19, e humb përballjen me Barcelonën - Gazeta Express
string(82) "lajmi-i-fundit-ronaldo-perseri-pozitiv-me-covid-19-e-humb-perballjen-me-barcelonen"

Gazeta Express

22/10/2020 14:06

Ronaldo përsëri pozitiv me Covid-19, e humb përballjen me Barcelonën

Gazeta Express

22/10/2020 14:06

Cristiano Ronaldo ka dalë pozitiv në testin e dytë për koronavirus të enjten dhe si pasojë do të mungojë në përballjen e Juventusit kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme.

Ronaldo infektua me koronavirus në fillim të muajit të këtij muaji derisa ishte në detyrë me Kombëtaren e Portugalisë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai po shpresonte se do ta mposhte virusin në kohë për takimin me Barcelonën e Lionel Messit të mekurën e ardhshme.

Megjithatë, edhe pas nëntë ditëve në karantinë në Torino, Ronaldo ka dalë pozitiv në testin e bërë të mërkurën mbrëma.

Sipas rregullores së UEFA-s, një futbollist duhet të dalë negativ në testin për koronavirus të paktën një javë para ndeshjes, për të pasur të drejtë të luajë.

Sot ishte afati i fundit që Ronaldo të dëshmonte se e ka mposhtur koronavirusin, për ta fituar të drejtën për të luajtur të mërkurën e ardhshme kundër Barçës.

Sulmuesi portugez mungoi për Juventusin në barazimin 1:1 me Crotonën në Serie A në fundjavë dhe këtë të marte në fitoren 2:0 kundër Dynamo Kiev në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo do të luajë të dielën kundër Spenzias në Serie A, nëse të shtunën del negativ në testin për Covid-19, por jo edhe kundër Barcelonës të mërkurën pavarësisht se a e mposht a jo virusin deri atëherë./Gazeta Express/