Lajmi i fundit për koronavirus: Shumica e infektimeve bëhen prej njerëzve që ende nuk e kanë treguar asnjë simptomë - Gazeta Express
string(114) "lajmi-i-fundit-per-koronavirus-shumica-e-infektimeve-behen-prej-njerezve-qe-ende-nuk-e-kane-treguar-asnje-simptome"

Gazeta Express

12/03/2020 14:39

Lajmi i fundit për koronavirus: Shumica e infektimeve bëhen prej njerëzve që ende nuk e kanë treguar asnjë simptomë

Gazeta Express

12/03/2020 14:39

Sipas studimit më të fundit, pacientët e infektuar me koronavirus, mund ta bartin atë shumë më tepër kur ende s’kanë filluar t’i ndjejnë simptomat e theksuara, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Krahas kësaj, në këtë studim është vërtetuar, që personat mund të rezultojnë ngjitës edhe pasi të kenë filluar të ndihen më mirë.

Lexo Edhe:

Ky studim i bërë nga shkencëtarë gjerman, ka konfirmuar teorinë, sipas së cilës njerëzit mund ta përhapin virusin përpara se ta dinë që janë infektuar, por gjithashtu sugjeron që ata mund ta përhapin këtë virus, edhe pasi të jenë shëruar.

Ky studim ka ardhur, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur gjendjen pandemi botërore.

Hulumtuesit nga Instituti i Mikrobiologjisë ne Mynih për ta realizuar këtë studim, kanë përdorur mostra nga hunda dhe goja e pacientëve me COVID-19. Rezultatet e këtyre mostrave kanë treguar që kanë një nivel të lartë të infektimit, edhe pse simptomat e pacientëve ishin minore.

Virusi COVID-19, pjesë e familjes së koronavirusëve, deri tani ka lënë të vdekur gati 5.000 persona dhe ka infektuar 120.000 të tjerë. /Express