string(54) "lajmi-i-fundit-nderron-jete-nje-kembesor-ne-shkup-foto"

Ballina

Gazeta Express

21/11/2024 20:31

LAJMI I FUNDIT: Ndërron jetë një këmbësor në Shkup (FOTO)

Ballina

Gazeta Express

21/11/2024 20:31

Ngjarje tragjike në bulevardin “Nënë Tereza” në Shkup. Një veturë ka përplasur për vdekje një këmbësor, ndërkohë që policia dhe prokurori hetues akoma janë në vendngjarje.

Nuk është hera e parë që pikërisht në këtë bulevard ndodhin aksidente fatale. Banorët për rreth Bulevardit disa herë kanë protestuar dhe kanë kërkuar që, përveç “policëve të shtrirë”, të vihen edhe semaforë në hyrje-daljet e bulevardit.

Megjithatë, siç merr vesh gazeta KOHA, është Ministria e Punëve të Brendshme ajo që ka dhënë mendim negativ për vënien e semaforëve.