LAJMI I FUNDIT: Jepet një propozim i ri për dalje nga greva, SBASHK-u thotë se do ta diskutojnë - Gazeta Express
string(93) "lajmi-i-fundit-jepet-nje-propozim-i-ri-per-dalje-nga-greva-sbashk-u-thote-se-do-ta-diskutojne"

LAJMI I FUNDIT: Jepet një propozim i ri për dalje nga greva, SBASHK-u thotë se do ta diskutojnë

Lajme

Gazeta Express

23/09/2022 13:07

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje i cili është pjesë e Komisionit për Arsim në të cilin po raportojnë ministrja Nagavci e ministri Murati, ka dalë me një propozim për Këshillin Grevist për të zëvendësuar metodën aktuale të grevës me atë të mos vendosjes së notave për nxënësit.

Pra sipas Golës, duhet të ndërrohet mënyra e presionit për plotësimin e kërkesave, në mënyrë që të mbahet edhe mësimi dhe qeveria në të njëjtën kohë të bëjë përpjekje për të gjetur një zgjidhje.

Lexo Edhe:

Ndaj kësaj kërkese ka reaguar Ymer Ymeri nga Këshilli Grevist, duke e pyetur deputetin Gola se a mendon që do të reflektojë Qeveria në rast se zbutet metoda e grevës në këtë formë.

Gola pastaj ka sqaruar edhe një herë propozimin e tij, dhe ka thënë që s’po kërkojnë përgjigje menjëherë.

“Mund të jetë një mjet i efektshëm si presion sindikal ndaj qeverisë”, ka thënë tutje Gola, duke i sqaruar Ymer Ymerit se kjo s’nënkupton që të heqin dorë nga kërkesat e tyre.

“Të jeni të bindur që do të jemi prapa jush”, ka thënë Gola.

“Do ta bisedojmë me anëtarësinë”, ka thënë një prej anëtareve të Këshillit Grevist.

Ndërkohë Ymer Ymeri i ka bërë thirrje Golës që të jetë prezent në takim për të dëgjuar se cfarë thonë anëtarët e sindikatës për propozimin./GazetaExpress/