Lajmërohet Mozzik pas tollovisë, kërkon falje - Gazeta Express
string(44) "lajmerohet-mozzik-pas-tollovise-kerkon-falje"

Lajmërohet Mozzik pas tollovisë, kërkon falje

Gazeta Express

09/08/2020 11:17

Reperi Mozzik gjatë ditës së djeshme ka nisur turneun promovues për albumin e ri “Mozzart”.

Për ta parë Mozzikun, shumë fëmijë ishin grumbulluar pa distancë, e disa prej tyre edhe pa maska, pavarësisht rrezikut të infektimit me COVID-19. Reperi është kritikuar se po rrezikon shëndetin e qytetarëve, duke organizuar tubime të tilla gjatë kësaj periudhe.

Lexo Edhe:

Megjithatë Mozzik i ka falënderuar fansat për mbështetjen nëpërmjet një videoje të postuar në Instagram dhe ka kërkuar falje për gjithë ‘tollovinë’.

“MOZZART..Ju dua shumë , ju pafsha gjithmonë të buzëqeshur se për këto buzëqeshje e kam bërë këtë,dhe për asnjë përfitim tjetër . Më falni nëse e bëra tollovi pak ❤️ Sinqerisht Mozzik ! ??”, ka shkruar ai.