‘Lajmërohet’ Edon Zhegrova para ndeshjes Zvicër – Kosovë - Gazeta Express
string(52) "lajmerohet-edon-zhegrova-para-ndeshjes-zvicer-kosove"

Sport

Gazeta Express

05/09/2025 19:15

‘Lajmërohet’ Edon Zhegrova para ndeshjes Zvicër – Kosovë

Sport

Gazeta Express

05/09/2025 19:15

Ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është ‘lajmëruar’ në rrjetet sociale para ndeshjes Zvicër – Kosovë.

Ai e ka shprehur përkrahjen e tij ndaj kombëtares dardane, me më pak se dy orë para fillimit të ndeshjes.

Ylli i ri i Juventusit ka shkruar në Insta Story “Forca Kosova”, me fanellën e “Zonjës së Vjetër” dhe në prapavijë me flamurin e Kosovës.

Zhegrova ndonëse u ftua nga Kosova për ndeshjet e shtatorit, ai u largua prej listës.

Selektori i kombëtares dardane, Franco Foda dhe zëvendes-drejtori i komëbtares, Samir Ujkani kanë thënë se ai u lirua nga grumbullimi shkaku i transferimit te Juventusi.

Zhegrova e kompletoi transferimin në Itali nga Lille, për një shumë rreth 20 milionë euro./GazetaExpress/