Ish-asistenti i kryeministit Kurti, Arianit Beqiri, njofton se së bashku me një person janë liruar pas shoqërimit në stacionin policor.
Ai thotë se “për ta parë ndeshjen e Kombëtarës, në shesh, duhej të paguheshin 20 euro. Ne protestuam kundër kësaj. U arrestuam, tash u liruam”.
Sipas tij, “sheshet duhet të jenë pa pagesë”.
Postimi i tij i plotë:
Sipas policisë, Beqiri dhe një person tjetër u shoqëruan në polici për moszbatim të urdhërave të policit dhe dyshimit për prishje të rendit dhe qetësisë publike.