Lajme të mira për shëndetin e Peles: Covidi përkeqësoi gjendjen e tij - Gazeta Express
string(68) "lajme-te-mira-per-shendetin-e-peles-covidi-perkeqesoi-gjendjen-e-tij"

Botërori 2022

Gazeta Express

05/12/2022 10:00

Lajme të mira për shëndetin e Peles: Covidi përkeqësoi gjendjen e tij

Botërori 2022

Gazeta Express

05/12/2022 10:00

“Ai do të jetë mirë, është çështje kohe. Ai dëshiron ta shoh Brazilin duke e ngritur titullin e gjashtë Botëror”, ka thënë nipi i tij

Dy vajza dhe një nip të futbollistit më të madhe brazilian, Pele, kanë thënë që tri herë fituesi i Botërorit është i hospitalizuar që nga e marta dhe po trajtohet nga një infeksion respirator që është shkaktuar nga COVID-19. Ata kanë shtuar se 82 vjeçari nuk ka rrezik të menjëhershëm të vdekjes.

Familja e Peles bën një intervistë

Kely dhe Flavia Nascimento si dhe Arthur Arantes do Nascimento kanë thënë në një intervistë të dielën në mbrëmje (në mëngjes sipas kohës sonë) që Pele, i cili po ashtu është duke bërë kimioterapi për ta luftuar kancerin, pritet që të lirohet nga spitali Albert Einstein në Sao Paulo porsa të rikuperohet nga infeksioni në organet respiratorë. Por, as familja dhe as spitali nuk kanë një parashikim të saktë për këtë.

Spitali tha të shtunën që Pele po i përgjigjet mirë trajtimeve për infeksion dhe gjendja e tij shëndetësore nuk është e përkeqësuar si para 24 orëve. Spitali nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë për gjendjen shëndetësore të futbollistit të dielën.

“Ai është i sëmurë, ai është i vjetër. Por, për momentin, ai është këtu për shkak të një infeksioni në mushkëri. Momentin që ai do të ndihet mirë, ai do të kthehet në shtëpi”, tha Kely Nascimento për TV Globo. Ajo jeton në SHBA dhe ka folur me video për këtë televizion.

“Ai nuk është duke thënë lamtumirë nga spitali këtë moment”, shtoi ajo.

Edson Arantes do Nascimento, i cili në tërë botën njihet si Pele, kishte tumor në zorrën e trashë që ju largua në shtator 2021, por as familja e tij e as spitali nuk kanë thënë nëse tumori i është përhapur atij në organet e tjera.

Flavia Nascimento ka thënë në një intervistë që Pele tani pritet të hy në rianimim të kancerit në zorë të trashë por për momentin ai është duke e luftuar atë me terapinë që ia kanë përshkruar mjekët.

“Është jo fer për njerëzit të thonë që ai është në fund të jetës së tij, në kujdesin paliativ. Njerëz, kjo nuk është e vërtetë. Besonani neve”, tha ajo. “Ai nuk është në kujdesin intensiv, ai është në një dhomë të rregullt. Ai nuk është në rrezik, ai është duke u trajtuar normalisht”.

Gazeta Folha de S.Paulo raportoi të shtunën që kimioterapia në Pelen nuk është duke funksionuar dhe mjekët kanë vendosur që ta dërgojnë atë në kujdes paliativ, aty ku pleqtë përgatitën për lamtumirën e fundit. The Associated Press nuk mundi ta konfirmojë këtë informatë

Pele po i shikon ndeshjet nga spitali

Arthur Arantes do Nascimento ka thënë se ai është duke debatuar çdo ditë ndeshjet e Botërorit me Pelen në telefon, për të cilën gjë ai beson se 82 vjeçari është ende mirë me shëndet në spital.

Nipi i Pele tha që ishte futbollistit po i mungon ylli i lënduar i Brazilit Neymar në dy ndeshjet e fundit në Katar – në fitoren 1-0 kundër Zvicrës dhe në humbjen 1-0 të Brazilit kundër Kamerunit – të dyja ndeshje në fazën e grupeve. Brazili do të luajnë kundër Koresë së Jugut të hënën në 1/8-ën e finales, me Neymar që pritet të kthehet në fushë.

Arthur Arantes do Nascimento po ashtu tha se gjyshi i tij u prek nga homazhet që u bën rreth e rreth botës e që po bëhen ditët e fundit. Që nga e shtuna, qindra tifozë, përfshirë klubin e tij Santos, i kanë uruar atij shërim me lutje dhe homazhe për futbollistin më të madh të kohës. Tifozë, futbollistë dhe trajner që po marrin pjesë në Botëror po ashtu i kanë uruar atij shërim të shpejt.

“Shoh njerëz që me thonë “pusho në paqe” (për pele). Një ditë kjo do të ndodh, por jo sot”, tha Arthur Arantes do Nascimento. “Ai do të bëhet mirë, është çështje kohe. Ai dëshiron ta shoh Brazilin duke e ngritur titullin e gjashtë”.

Pele fitoi me Brazilin Botëroret e vitit 1958, 1962 dhe 1970 dhe mbetet lider i të gjitha kohërave me golat e shënuar, 77 në 92 ndeshje, për Kombëtaren e Brazilit. /GazetaExpress/