Lajme të këqija për Realin, Alexander-Arnold do të mungojë 3-4 javë - Gazeta Express
string(66) "lajme-te-keqija-per-realin-alexander-arnold-do-te-mungoje-3-4-jave"

Futboll

Gazeta Express

17/09/2025 13:49

Lajme të këqija për Realin, Alexander-Arnold do të mungojë 3-4 javë

Futboll

Gazeta Express

17/09/2025 13:49

Trent Alexander-Arnold u detyrua të largohej nga fusha pas vetëm katër minutash në duelin e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Olympique Marseillet (2:1).

Mbrojtësi i djathtë e ndjeu një dhimbje të fortë në muskulin e këmbës së majtë pas një kontrollimit të topit duke e detyruar trajnerin Xabi Alonso ta zëvendësojë menjëherë me Dani Carvajal, shkruan “Gazeta Express”.

Trajneri spanjoll ishte munduar të sigurohej rreth natyrës së lëndimit duke thënë: “Nuk është aq e rëndë seç mendonim, por duhet të presim”.

Fatkeqësisht, ekzaminimet mjekësore e konfirmuan një tërheqje muskulore në këmbën e majtë, me një periudhë pushimi prej tri deri në katër javë.

Ky lëndim vjen në një moment delikat për Real Madridin, i cili duhet të përballet me një kalendar të mbushur me angazhime mes Ligës së Kampionëve dhe La Ligas.

Mungesa e Alexander-Arnold do tta vë nën presion krahun e djathtë, me Carvajal i thirrur për ta mbuluar rolin e titullarit.

Duke e konsideruar moshën dhe lëndimet e fundit të veteranit spanjoll, Alonso mund t’i shqyrtojë edhe opsionet tjera si Fede Valverde apo Raúl Asencio, për t’i menaxhuar sa më mirë të jetë e mundshme rotacionet. /Gazeta Express