Lajme të këqija, BE mbyll sërish kufijtë për Shqipërinë - Gazeta Express
string(54) "lajme-te-keqija-be-mbyll-serish-kufijte-per-shqiperine"

Lajme të këqija, BE mbyll sërish kufijtë për Shqipërinë

Gazeta Express

08/08/2020 21:59

Këshilli i Bashkimit Europian përditësoi listën e shteteve që u lejohet hyrja në territorin e tyre.  Shqipëria ende e ka të ndaluar udhëtimin drejt vëndeve të BE.

Në mënyrë që shtetasit e një vendi të udhëtojnë drejt territorit të BE duhet të plotësohen këto kushte:

Lexo Edhe:

– numri i rasteve të reja të infektimit me Covid-19 në dy javët e fundit për 100,000 banorë duhet të jetë i përafërt ose më i ulët se mesatarja e BE;
– duhet të ketë një trend të qëndrueshëm ose rënie të rasteve të infektimeve në dy javët e fundit;
– duhet të ketë një mirëmenaxhim të përgjithshëm të situatës: testim, mbikqyerje, gjurmim të rasteve.

Shumica e vendeve të Ballkanit e kanë të ndaluar udhëtimin në BE dhe kjo vjen më së shumti si pasojë e shifrave alarmante të të prekurve me virus.