Sllovenia - Kosova: Momenti historik që do të transmetohet nesër live në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë - Gazeta Express
string(105) "sllovenia-kosova-momenti-historik-qe-do-te-transmetohet-neser-live-ne-sheshin-zahir-pajaziti-ne-prishtine"

Futboll

Gazeta Express

14/11/2025 20:33

Sllovenia – Kosova: Momenti historik që do të transmetohet nesër live në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Futboll

Gazeta Express

14/11/2025 20:33

Ndeshja Slloveni – Kosovë, që zhvillohet nesër, konsiderohet një moment historik për futbollin kosovar.

Për ta bërë këtë përballje edhe më emocionuese dhe për ta përjetuar së bashku atmosferën e ndeshjes, “KD Events & Communications”, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, do të mundësojë transmetimin live të ndeshjes në Sheshin “Zahir Pajaziti”.

Përballja, e cila nis në orën 20:45, pritet të mbledhë një numër të madh qytetarësh në shesh, duke krijuar një atmosferë të veçantë festive dhe emocionuese për të gjithë të pranishmit.

Qytetarët janë të ftuar të jenë pjesë e këtij momenti të rëndësishëm, ku futbolli, bashkimi dhe festa do të jenë në qendër të Prishtinës./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement