Beate Meinl-Reisinger, ministre e Jashtme e Austrisë, ka zhvilluar biseda telefonike ndaras me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, si dhe me atë të Serbisë, Marko Gjuriq, Gazeta Express.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ministrja austriake, ku ka deklaruar se Austria ka qenë dhe do të mbetet mbështetëse e fortë për Kosovën dhe si perspektiven evropiane të kësaj të fundit.
Ajo po ashtu ka kërkuar nga të dy vendet, si nga Kosova si nga Serbia që të angazhohen në mënyre konstruktive në dialog.
Diplomatja austriake, ka potencuar se diçka e tillë është thelbësore në rrugën e të dy vendeve drejt BE-së.
‘‘Fola me kolegen time Gervalla Schwarz. Austria ka qenë dhe mbetet një mbështetje e fortë për Kosovën dhe perspektivën e saj europiane. Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun Beograd-Prishtinë dhe të ecin përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve. Kjo është thelbësore për rrugën e tyre drejt #BE-së!’’, ka shkruar ajo për bisedën që ka zhvilluar me Gërvallen.
Spoke to my colleague @gervallaschwarz. Austria has been and remains a staunch supporter of Kosovo and its EU perspective. #Kosovo and #Serbia need to engage constructively in the #BelgradePristinaDialogue and move forward towards normalisation of relations. This is key when it…
— Beate Meinl-Reisinger (@BMeinl) March 20, 2025
Sa i përket deklarimit të saj në lidhje me bisedën me Gjuriqin, ajo ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së shtetit të së drejtës.
‘‘Sapo fola me kolegun tim Marko Gjuric. Rruga e #BE-së e Serbisë është një qëllim i përbashkët dhe do të vazhdojmë të ju mbështesim në reformat e nevojshme. Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun Beograd-Prishtinë dhe të ecin përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve. Kjo është thelbësore për rrugën e tyre drejt BE-së! Theksova gjithashtu rëndësinë e ruajtjes së shtetit të së drejtës dhe krijimin e një dialogu të vërtetë për të kapërcyer ndasitë në shoqëri’’, ka shkruar ajo. /GazetaExpress
Just spoke to my colleague @markodjuric. Serbia’s #EU path is our common goal and we will continue to support you in the necessary reforms. #Kosovo and #Serbia need to engage constructively in the #BelgradePristinaDialogue and move forward towards normalisation of relations. This…
— Beate Meinl-Reisinger (@BMeinl) March 20, 2025