Lajm satirik: Veliu gjatë ditës do të jetë Ministër i Punëve të Brendshme dhe gjatë natës Batman i Podujevës - Gazeta Express
string(107) "lajm-satirik-veliu-gjate-dites-do-te-jete-minister-i-puneve-te-brendshme-dhe-gjate-nates-batman-i-podujeves"

Lajm satirik: Veliu gjatë ditës do të jetë Ministër i Punëve të Brendshme dhe gjatë natës Batman i Podujevës

Gazeta Express

22/10/2020 17:24

Komuna e Podujevës ka mbetur pa kryetar pasi që z. Agim Veliu morri pozitë shtetërore. Më 29 Nëntor zgjedhje në Komunën e Podujevës, kështu e ka caktuar datën Presidenti i Kosovës z. Thaçi.

Duket e pamundur se si z. Veliu më parë ka dhënë dorëheqje si kryetar i Komunës së Podujevës pasi që ju caktua pozita si Ministër i Punëve të Brendshme mirëpo gjithsesi ndodhi.

Lexo Edhe:

Redaksia e “Mbrëmjet e Lajmeve” ka hulumtuar dhe ka gjetur fakte interesante.

Kandidatë për kryetar të Komunës së Podujevës do të jetë Batman Veliu i cili do të kandidojë si i pavarur dhe kështu z. Agim Veliu do të vazhdoj të jetë Ministër i Punëve të Brendshme.

Do të thotë z.Veliu gjatë ditës do të jetë Ministër i Punëve të Brendshme dhe gjatë natës Batman i Podujevës. Ky është një akt heroik pasi që dëshiron të mbroj njëkohësisht edhe Kosovën edhe Podujevën.

Ndiqni edicionin e plotë në videon e mëposhtme që të informoheni për të gjitha.

“Mbrëmjet e Lajmeve” është emision satirik, qëllimi i të cilit është që t’i argëtoj publikun duke satirizuar ngjarjet ditore në vend si ato politike dhe sociale.

“Mbrëmjet e Lajmeve” mund t’i ndiqni çdo natë nga ora 20:10 në GjirafaVideo.com