Lajm i mirë nga Italia: Bie numri i të prekurve me koronavirus, të shëruarit trefishohen - Gazeta Express
string(86) "lajm-i-mire-nga-italia-bie-numri-i-te-prekurve-me-koronavirus-te-sheruarit-trefishohen"

Lajm i mirë nga Italia: Bie numri i të prekurve me koronavirus, të shëruarit trefishohen

Gazeta Express

29/03/2020 7:06

Sipas të dhënave të pak minutave më parë nga Mbrojtja Civile në Itali, sot numri i të prekurve ka rënë ndjeshëm, 3 651 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa dje kanë qenë 4 401. 

Numri i viktimave vazhdon të jetë i lartë por më i ulët se dje, sot janë regjistruar 889 viktima, ndërsa dje ishin 969. 

Lexo Edhe:

Të shëruarit sot janë trefishuar, 1 434 perona kanë lënë spitalet vetëm sot, ndërsa dje kanë qenë 589. 

Ndërsa numri totali i viktimave ka kaluar mbi 10 mijë nga fillimi i emergjencës, më i larti në botë, e ndjek pas Spanja dhe Kina.