Lajm i madh për katalanasit: Raphinha lë pas dëmtimin - Gazeta Express
string(52) "lajm-i-madh-per-katalanasit-raphinha-le-pas-demtimin"

Sport

Gazeta Express

15/02/2026 14:04

Lajm i madh për katalanasit: Raphinha lë pas dëmtimin

Sport

Gazeta Express

15/02/2026 14:04

Lajme pozitive për Barcelonën në prag të derbit katalanas ndaj Girona FC.

Sulmuesi brazilian Raphinha ka lënë pas dëmtimin dhe është gati të rikthehet në dispozicion të skuadrës për sfidën e radhës. Prania e tij pritet të jetë një shtysë e rëndësishme për “Blaugranat”, që synojnë të rikthehen te rezultatet pozitive në këtë fazë vendimtare të sezonit.

Rikthimi i Raphinhas vjen në një moment delikat, teksa Barcelona po përgatitet edhe për përballjen e madhe ndaj Atlético Madrid në muajin mars, ku katalanasit shpresojnë të bëjnë një “remontada” dhe të rihapin garën.

Ndeshja Girona–Barcelona do të zhvillohet nesër nga ora 21:00, në një duel që pritet të jetë vendimtar për ambiciet e të dy skuadrave. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement