Lajm i madh: Fillojnë testimet e vaksinës së re kundër Covid-19 në njerëz - Gazeta Express
string(72) "lajm-i-madh-fillojne-testimet-e-vaksines-se-re-kunder-covid-19-ne-njerez"

Lajm i madh: Fillojnë testimet e vaksinës së re kundër Covid-19 në njerëz

Gazeta Express

25/06/2020 10:49

Vullnetari i parë i shëndetshëm ka marrë një “dozë të vogël” të një vaksine potenciale kundër Covid-19 të zhvilluar nga studiues të Kolegjit Imperial të Londrës.

Pjesëmarrësi, i cili ka kërkuar të mbetet anonim, raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai raportohet se e kishte marrë vaksinën më 19 qershor, shkruajnë mediet e huaja.

Lexo Edhe:

Një dozë e dytë përforcuese do të pasojë brenda katër javësh.

Testimet njerëzore për vaksinën e Oksfordit ChAdOx1 nCoV-19 (AZD1222) filluan në prill, në të cilën u përfshinë më shumë se 1.000 pjesëmarrës.

Profesori Robin Shattock, nga departamenti i sëmundjes infektive në Imperial, i cili po udhëheq studimin, tha se puna e ekipit të tij është “një hap i rëndësishëm” drejt gjetjes së një kure.

“Tani presim me padurim rekrutim të shpejtë në testime, në mënyrë që të mund të vlerësojmë si sigurinë e vaksinës, ashtu edhe aftësinë e saj për të prodhuar antitrupa neutralizues”, deklaroi Shattock.

Pesëmbëdhjetë vullnetarë të shëndetshëm pritet të marrin dozën e parë në ditët në vijim, si pjesë e fazës fillestare të testimit