Lajm i keq për PSG-në, Neymar mungon deri në tetë javë - Gazeta Express
string(53) "lajm-i-keq-per-psg-ne-neymar-mungon-deri-ne-tete-jave"

Lajm i keq për PSG-në, Neymar mungon deri në tetë javë

Futboll

Gazeta Express

29/11/2021 16:35

Neymar pritet të mungojë nga gjashtë deri në tetë javë, pas lëndimit që pësoi.

Klubi i Paris Saint-Germain ka njoftuar përmes një komunikate se Neymar do të mungojë nga gjashtë deri në tetë javë për shkak të lëndimit në këmbën e majtë.

Lexo Edhe:

“Ekzaminimet e kryera mbrëmë konfirmojnë se Neymar Jr vuan nga një ndrydhje e këmbës së majtë me lëndime të ligamenteve. Pritet një mosdisponueshmëri prej 6 deri në 8 javë. Një pikë e re do të bëhet në 72 orë për të specifikuar evolucionin”, thuhej në njoftim.

Neymar u lëndua gjatë ndeshjes së PSG-së me St Etienne në minutat e fundit të ndeshjes. /Gazeta Express/