Lajm i keq për Milanin, lëndohet Tonali? - Gazeta Express
string(38) "lajm-i-keq-per-milanin-lendohet-tonali"

Futboll

Gazeta Express

06/08/2022 22:30

Lajm i keq për Milanin, lëndohet Tonali?

Futboll

Gazeta Express

06/08/2022 22:30

Një lajm i keq mund të vije për Milanin këtë mbrëmje, pasi që gjatë miqësores parasezonale me Vicenzan Vicenza, Sandro Tonali doli jashtë duke çaluar dhe duket se ka pasur një tërheqje muskulore në ije

Mesfushori rrëshqiti me të filluar pjesa e dytë në stadiumin Romeo Menti.

Advertisement

Ai menjëherë ndaloi, preku këmbën e tij të majtë dhe dukej shumë i irrituar.

Tonali as që ka pritur që stafi mjekësor t’ia bëjë atij një kontroll, ai ka ecur duke dalë jashtë fushës drejt zhveshtorës.

Me një javë deri në ndeshjen e parë të Milanit në Serie A kundër Udinese, është shumë e mundshme që Tonali nuk do të mund të luajë.

Kjo është shqetësuese për kampionin, pasi që edhe Olivier Giroud, Divock Origi dhe Zlatan Ibrahimovic nuk kanë luajtur në miqësoret para sezonale për shkak të problemeve me muskuj.

Tonali ishte një nga figurat kyçe për fitoren e Scudettos sezonin e kaluar dhe thuhet se ai pritet të jetë edhe kapiten i skuadrës. /GazetaExpress/