Lajm fantastik nga Gjilani, Mezani dhe gjashtë futbollistë nga Shqipëria negativë pas testeve për COVID-19 - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

21/05/2020 19:56

Lajm fantastik nga Gjilani, Mezani dhe gjashtë futbollistë nga Shqipëria negativë pas testeve për COVID-19

Sport

Gazeta Express

21/05/2020 19:56

Skuadra e Gjilanit në IPKO Superligën e Kosovës, merr lajme të mira nga trajneri dhe gjashtë futbollistët nga Shqipëria, që pasi qëndruan një javë në izolim, mund t’i bashkohen pjesës tjetër të ekipit.

“Sot, futbollistët tanë Oltion Rapa, Shkëlzen Ruçi, Gerhard Progni, Fjoart Jonuzi, Sebino Plaku, Franc Veliu dhe kryetrajneri Gentian Mezani, kanë kryer testet për COVID-19 dhe të cilët të gjithë kanë rezultuar negativ.

Testet e kryera sot, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës, u japin dritën e gjelbërt futbollistëve dhe kryetrajnerit, që pas një jave në izolim në qendrën studentore në Prishtinë, të lirohen dhe të vazhdojnë izolimin në shtëpitë e tyrë.

Gjithashtu pas testimeve të kryera ditën e djeshme në Maqedoni dhe Mal të Zi, kanë rezultuar negativë edhe futbollistët, Muhamed Useini dhe Darko Nikaç.”