Lajçak thotë se me Kurtin e Vuçiqin kriza po bëhej serioze, lavdëron Bislimin e Petkoviqin - Gazeta Express
string(89) "lajcak-thote-se-me-kurtin-e-vuciqin-kriza-po-behej-serioze-lavderon-bislimin-e-petkoviqin"

Lajme

Gazeta Express

01/12/2022 21:33

Lajçak thotë se me Kurtin e Vuçiqin kriza po bëhej serioze, lavdëron Bislimin e Petkoviqin

Lajme

Gazeta Express

01/12/2022 21:33

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, janë treguar konstruktiv me rastin e arritjes së marrëveshjes për targat, por të njëjtën gjë nuk ka mundur ta thotë për kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq.

Lajçak tha se takimi tetëorësh Kurti-Vuçiq nuk prodhoi rezultate dhe për më tepër po e thellonte krizën. Ai ka thënë se do të ndodhnin gjëra negative nëse nuk do të arrihej një marrëveshje.

Lexo Edhe:

“Do të thoja gjithashtu se ne kaluam rreth tetë orë këtu në Bruksel për të arritur marrëveshje. Dhe dy ditë më parë, të hënën, ishte një takim tjetër që zgjati poashtu 8 orë, i udhëhequr nga z.Borell. Unë isha prezent në takim, me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti. Ai takim nuk prodhoi rezultate dhe dukej se ne po shkonim drejt një krize serioze. Dhe pastaj pala kosovare propozoi shtyrje për 48 orë. Dhe ne e dinim të mërkurën e kaluar se nëse nuk ka një marrëveshje, do të ndodhnin gjëra negative në terren”, ka thënë Lajçak për Kanal10.

Sipas Lajçak, për faktin se palët kishin parë një mundësi të fundit, ato u treguan konstruktive dhe arritën një marrëveshje.

Ai ka thënë se Bislimi dhe Petkoviq ishin konstruktiv.

“Duhen dy persona për të vallëzuar tango dhe duhen dy palë për të arritur një marrëveshje. Të dy bashkëbiseduesit, z.Bislimi dhe z.Petkoviq ishin konstrukti. Nëse vetëm njëra palë do të ishte konstruktive atëherë nuk do të kishte marrëveshje”, ka thënë ai. /GazetaExpress