Lajçak tha se Serbia e ka tërhequr letrën për Marrëveshjen e Ohrit, Brnabiq s'e konfirmon - Gazeta Express
string(87) "lajcak-tha-se-serbia-e-ka-terhequr-letren-per-marreveshjen-e-ohrit-brnabiq-se-konfirmon"

Lajme

Gazeta Express

12/09/2024 22:12

Lajçak tha se Serbia e ka tërhequr letrën për Marrëveshjen e Ohrit, Brnabiq s’e konfirmon

Lajme

Gazeta Express

12/09/2024 22:12

Kryekuvendarja serbe, Ana Brnabiq ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjes se a e ka tërhequr letrën e dërguar Bashkimit Evropian vitin e kaluar, ku si kryeministre shprehte rezerva për Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit.

Brnabiq në një intervistë për Euronews Serbia thotë se qëllimisht nuk kanë dhënë asnjë përgjigje lidhur me këtë, pasi sipas saj, tani nuk është koha e duhur.

Lexo Edhe:

“Qëllimisht asnjëri prej nesh nuk është përgjigjur dhe nuk kemi dhënë informacion, për të parë deri ku do të shkojnë me këtë dhe çfarë do të bëjnë me atë informacion. Më pas do të japim shpjegimin tonë”.

Ana Brnabiq tha se nuk e dinte pse emisari special i dialogut, Miroslav Lajçak tha një gjë të tillë.

“Nuk kam biseduar me të, por e di cila është e vërteta dhe do ta dëgjojmë kur të jetë koha e duhur për vendin dhe interesat tona, tani nuk është koha e duhur”.

Kujtojmë se Kryeminisitrja e atëhershme e Serbisë, Ana Bërnabiq, dhjetorin e vitit të kaluar i dërgoi BE-së një letër, përmes së cilës, Serbia shprehu rezerva për Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve, të arritur në Bruksel, dhe Aneksin për zbatim, të arritur në Ohër.

Në atë letër u tha, mes tjerash, se marrëveshja është e pranueshme vetëm në një kontekst që nuk i referohet njohjes de facto dhe de jure të Kosovës.