Lajçak takon Begajn: I çmoj pikëpamjet e tij për dialogun Kosovë-Serbi - Gazeta Express
string(69) "lajcak-takon-begajn-i-cmoj-pikepamjet-e-tij-per-dialogun-kosove-serbi"

Lajçak takon Begajn: I çmoj pikëpamjet e tij për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme

Gazeta Express

21/09/2023 21:16

Miroslav Lajçak, emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, ka shkruar në Twitter për takimin me Bajram Begajn, presidentin e Shqipërisë.

Në këtë takim është folur edhe për dialogun Kosovë- Serbi, që po përballet me krizë sidomos pas takimit të 14 shkurtit të nivelit të lartë që përfundoi pa rezultat.

Lexo Edhe:

Lajçak ka përmendur edhe synimin që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE.

”Jam shumë i kënaqur që u takova me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj. Vlerësoi pikëpamjet e tij për rajonin, Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe atë që do të ndodhë nëintegrimin e rajonit në BE. Mezi presim të vazhdojmë diskutimin tonë”, ka thënë Lajçak. /Gazeta Express