Lajçak sot shkon në Serbi, nuk dihet se kur vjen në Kosovë - Gazeta Express
string(57) "lajcak-sot-shkon-ne-serbi-nuk-dihet-se-kur-vjen-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

05/12/2022 8:31

Lajçak sot shkon në Serbi, nuk dihet se kur vjen në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

05/12/2022 8:31

Emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, sot do ta vizitojë Serbinë ku do të takohet me presidentin e këtij vendi, Aleksandër Vuçiq.

Lajçak ditë më parë e konfirmoi se javën që vjen do të qëndrojë për vizita në Kosovë dhe Serbi për t’u siguruar që të dyja vendet po respektojnë marrëveshjen për targa.

Lexo Edhe:

Sipas informacioneve të Nova.rs, ai arrin në Serbi në orën në orën 11:00

Lajçak ka paralajmëruar në një intervistë se javën e ardhshme do ta vizitojë Kosovën e Serbinë për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kjo vizitë bëhet për t’u siguruar ai se të dyja palët ta respektojnë marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel për çështjen e targave të automjeteve.

Gjatë këtyre takimeve, sipas Lajçakut, do të diskutohen hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve në përputhje me planin franko-gjerman.

Zyra e Kryeministrit Kurti nuk ka lajmëruar ende për këtë vizitë./Express