Lajçak: Po punojmë për një takim Kurti - Vuçiq para pushimeve të verës në Bruksel - Gazeta Express
string(78) "lajcak-po-punojme-per-nje-takim-kurti-vuciq-para-pushimeve-te-veres-ne-bruksel"

Lajçak: Po punojmë për një takim Kurti – Vuçiq para pushimeve të verës në Bruksel

Lajme

Gazeta Express

29/06/2022 10:02

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha se po punojnë për një takim ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq para pushimeve të verës në Bruksel, raporton Gazeta Express.

Lajçak tha në një konferencë për media se ka pasur diskutime të gjata me Kurtin, ndërsa tha se takimi i radhës i kryenegociatorëve do të zhvillohet në korrik.

Lexo Edhe:

“Gjithashtu jemi duke punuar që t’i takojmë të dy udhëheqësit, kryeministrin Kurti dhe presidentit Vuçiq. Do të dëshiroja që kjo të ndodhë para pushimeve verore në Bruksel”, tha ai.

“Jemi duke punuar që të krijuar mundësi për këtë”, shtoi Lajçak.

Emisari i BE-së tha se “ka një numër të dokumenteve që tani jemi duke i diskutuar”.