Lajçak: Po përgatiteshin konfrontime serioze në veri para marrëveshjes për targat - Gazeta Express
string(80) "lajcak-po-pergatiteshin-konfrontime-serioze-ne-veri-para-marreveshjes-per-targat"

Gazeta Express

01/12/2022 19:29

Lajçak: Po përgatiteshin konfrontime serioze në veri para marrëveshjes për targat

Gazeta Express

01/12/2022 19:29

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se para marrëveshjes për targat e veturave, që u arrit në Bruksel, kishte shenja të përgatitjes për konfrontime serioze.

Lajçak ka thënë se misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX bashkëpunon ngushtë me KFOR-in.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se BE e kupton shumë mirë gjendjen në veri.

“Ju e dini se ne kemi praninë tonë atje. Kemi praninë diplomatike Misionin e EULEX-it, atje është KFOR-it që bashkëpunojnë shumë ngushtë, prandaj unë besoj se e kuptojmë shumë mirë gjendjen atje. Dhe po, kur po i afroheshim disa prej këtyre afateve të fundit në muajt e kaluar ne pamë shenja të përgatitjes për konfrontime serioze. Ne e bëmë të qartë se kjo është e papranueshme”, ka deklaruar Lajçak për RTV21.

Lajçak ka thënë se askush në Evropë dhe në botën demokratike nuk mund ta kuptojë dhunën për shkak të targave dhe se do të ishte e papërgjegjshme nëse do të lejohej vrasja e njerëzve.

Ai ka theksuar se tani në radhë janë bisedimet për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se të dyja palët e kanë kuptuar se të gjitha marrëveshjet e kaluara duhet të zbatohen.