Lajçak shihet me Petkoviqin në Beograd, përmend nevojën e një takimi të kryenegociatorëve - Gazeta Express
string(84) "lajcak-per-takimin-me-petkoviqin-folem-per-nevojen-e-nje-takimi-te-kryenegociatoreve"

Lajçak shihet me Petkoviqin në Beograd, përmend nevojën e një takimi të kryenegociatorëve

Lajme

Gazeta Express

19/06/2024 23:41

Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq. 

Lajçak përmes një njoftimi në rrjetin social X ka thënë se me Petkoviq kanë biseduar për nevojën e një takimi të kryenegociatorëve.

Lexo Edhe:

“U takova edhe me kryenegociatorin serb @PetkovicPetar për të folur për çështjet teknike aktualisht në axhendën e Dialogut dhe nevojën e mbajtjes së një takimi të kryenegociatorëve për t’i adresuar ato”, shkroi Lajçak.

Lajcak këtë takim e bëri gjatë vizitës së tij në Beograd, atje ku u taku edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq  dhe me ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq.

Në Serbi, ai shkoi pas takimeve që i zhvilloi në Kosovë një ditë më parë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, me përfaqësues ndërkombëtarë të akredituar në Kosovë, si dhe me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.