Lajçak pas takimit me Kurtin: “Kemi pritur kuptim më të mirë të mundësisë që ofron propozimi” - Gazeta Express
string(90) "lajcak-pas-takimit-me-kurtin-kemi-pritur-kuptim-me-te-mire-te-mundesise-qe-ofron-propozimi"

Lajme

Gazeta Express

20/01/2023 12:58

Lajçak pas takimit me Kurtin: “Kemi pritur kuptim më të mirë të mundësisë që ofron propozimi”

Lajme

Gazeta Express

20/01/2023 12:58

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, pas takimit që pati me kryeministrin Kurti dhe katër diplomatët e tjerë, tha se kanë pritur më shumë kuptim për atë që ofron propozimi franko-gjerman.

“Qëllimi i këtij takimi me kryeministrin Kurti është që të diskutojmë propozimin që ja kemi paraqitur në shtator dhe dhjetor. Kemi më shumë se dy orë me kryeministrin dhe kjo tregon se takimi ishte i gjatë dhe nuk ishte i lehtë, por ishte shumë i hapur dhe i sinqertë. Është shumë herët që të bëjmë një deklaratë dramatike sepse siç e dini jemi në mes të misionit dhe do të vazhdojmë për në Beograd dhe s’ka shumë për të thënë. Kemi pritur kuptim më të mirë të mundësisë që ofron propozimi dhe që do të shfrytëzohet potenciali i këtij propozimi dhe ne do të vazhdojmë që të punojmë për këtë”.

Lexo Edhe:

Lajçak tha se vetë vizita e përbashkët me emisarin amerikan Gabriel Escobar dhe këshilltarët nga Franca, Gjermania dhe Italia “është një sinjal në vetvete se ne jemi të përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Ndërkaq, Zyra e Kryeministrit tha se në fillim të këtij takimi kryeministri Kurti para diplomatëve ka folur për situatën e krijuar në vend pas vërshimeve. /Express/