Lajçak njofton se do të udhëtojë në Serbi, s'shkruan asgjë qe iu anulua posti i Ambasadorit të BE'së në Zvicër - Gazeta Express
string(107) "lajcak-njofton-se-do-te-udhetoje-ne-serbi-sshkruan-asgje-qe-iu-anulua-posti-i-ambasadorit-te-bese-ne-zvicer"

Lajçak njofton se do të udhëtojë në Serbi, s’shkruan asgjë qe iu anulua posti i Ambasadorit të BE’së në Zvicër

Lajme

Gazeta Express

09/09/2024 0:24

Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian (BE), për dialogun Kosovë-Serbi, gjatë kësaj ka vizituar Kosovën, ku është takuar me Besnik Bislimin, kryenegociatorin e Kosovës për dialogun me Serbinë të lehtesuar nga Brukseli.

Pas vizitës në Kosovë, Lajçak, ka treguar se do të shkojë për vizitë zyrtare edhe në Serbi, kjo në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Lexo Edhe:

“Pas forumit, vizitova Kosovën për t’u përgatitur për takimin e ardhshëm të Kryenegociatorëve në Bruksel. Me Zëvendëskryeministrin e Parë, Besnik Bislimi, diskutuam zhvillimet e fundit gjatë verës, agjendën e takimit të ardhshëm të Kryenegociatorëve dhe qasjet për të trajtuar disa nga çështjet aktuale, si dhe hapat e ardhshëm për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit. Më pas, do të udhëtoj në Serbi për t’u përgatitur për takimin e ardhshëm në kuadër të Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Lajçak në Facebook të dielën.

Për takimin me Bislimin e paralajmërimin e vizitës në Serbi, Lajçak ka shkruar në kuadër të përmbledhjes javore të agjendës që di – praktikë të çdojavshme.

Por, Lajçak nuk e ka përmendur edhe një zhvillim rreth tij si diplomat. BE njoftoi se për shkak të zhvillimeve të paparashikuara ai nuk do të shkojë si ambasador në Zvicër nga ky muaj.

Lajçak ishte emëruar ambasador i BE-së në Zvicër në fillim të këtij viti, ndërsa në korrik vendet anëtare të bllokut u pajtuan për t’ia zgjatur mandatin atij si dërguari i posaçëm për dialogun deri në janar të vitit 2025. Por, të premten, delegacioni i BE-së në Zvicër njoftoi se ambasadorit të deritanishëm Petros Mavromichalis i është zgjatur mandati deri më 31 gusht 2025.