Lajçak: Nëse palët janë të përkushtuara marrëveshja mund të arrihet brenda javësh - Gazeta Express
string(80) "lajcak-nese-palet-jane-te-perkushtuara-marreveshja-mund-te-arrihet-brenda-javesh"

Gazeta Express

01/12/2022 21:46

Lajçak: Nëse palët janë të përkushtuara marrëveshja mund të arrihet brenda javësh

Gazeta Express

01/12/2022 21:46

Emisari Special i Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mund të përmbyllet brenda javësh, nëse palët janë të përkushtuara dhe serioze.

Lajcak beson se nuk duhet të shpenzohet shumë kohë për këtë marrëveshje.

Lexo Edhe:

Po ashtu, Lajcak tha se BE- ja do të informojë shtetet anëtare për progresin në dialog, veç e veç, për Kosovën dhe për Serbinë.

“Ne besojmë se nuk duhet të shpenzojmë shumë kohë  për këtë propozim dhe për këtë marrëveshje. Nëse palët janë të përkushtuara, serioze dhe të gatshme kjo mund të përmbyllet brenda javësh. Dhe do të shohim shumë shpejt se sa të vendosura dhe të përkushtuara janë palët. Ajo që thuhet edhe në marrëveshjen që arritëm të mërkurën e kaluar është se BE-ja do të paraqesë rezultatet e këtij procesi për Kosovën dhe Serbinë. BE- ja do të informojë shtetet anëtare për progresin në dialog, veç e veç, për Kosovën dhe për Serbinë.

Dhe ne do t’i ftojmë ose do t’i mbledhim këto dy seanca në fillim të pranverës së vitit të ardhshëm. Pra, ky mund të jetë afati kohor që ju të kuptoni se si e parashikojmë këtë proces”, tha ai në Kanal10.