Lajçak nën mburojën e SHBA’së dhe BE’së pas akuzave të Kurtit se është i njëanshëm në dialog - Gazeta Express
string(90) "lajcak-nen-mburojen-e-shbase-dhe-bese-pas-akuzave-te-kurtit-se-eshte-i-njeanshem-ne-dialog"

Lajçak nën mburojën e SHBA’së dhe BE’së pas akuzave të Kurtit se është i njëanshëm në dialog

Lajme

Gazeta Express

19/09/2023 11:46

Takimi i 14 shtatorit në Bruksel nuk ka shënuar kurrfarë progresi në raport me procesin e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi. Produkti i vetëm i këtij takimi është përplasja e thellë në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian si rezultat i diskutimeve që janë zhvilluar brenda dhomës së negociatave.

Gazeta Express

Lexo Edhe:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media pas takimit, kishte nisur kritikat dhe akuzat në drejtim të emisarit sllovak, Miroslav Lajcak, duke thënë se ai është rreshtuar me Beogradin, meqë kërkesa e Serbisë që fillimisht të krijohet Asociacioni e më pas të vahdohet me Marrëeshjen Bazike është shndërruar edhe në qëndrim të Bashkimit Evropian.

Këto akuza dhe kritika në adresë të BE-së dhe Lajçak, kryeministri Albin Kurti i ka thelluar gjatë një konference për media të mbajtur të hënën më 18 shtator. Nga Prishtina, kryeministri Albin Kurti a ka akuzuar emisarin sllovak se ka gënjyer rreth propozimeve që janë bërë në takimin e fundit dhe ka thënë se Lajçak është koordinuar me Aleksander Vuçiqin në dëm të Kosovës.

Pavarësisht këtyre kritikave dhe akuzave në drejtim të lehtësuesit Miroslav Lajcak, nga Brukseli është lëshuar një komunikatë e gjatë në të cilën shprehet përkrahja e Bashkimit Evropian për Përfaqësuesin e Lartë, Josep Borell dhe emisarin sllovak, Miroslav Lajcak.

“BE-ja shpreh mbështetjen e plotë për përpjekjet e Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell në cilësinë e Lehtësuesit të Dialogut Beograd-Prishtinë, si dhe Përfaqësuesit Special të BE-së Miroslav Lajcak, dhe u kujton palëve se rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon nëpër Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe nëpërmjet normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Të dy rrezikojnë të humbasin mundësitë për të përparuar në rrugët e tyre evropiane”, thuhet në komunikatën e Bashkimit Evropian.

Përkrahje për emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak, kanë shprehur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Departamenti Amerikan i Shtetit i ka vlerësuar punën e Lajcak duke thënë e njohin përpjekjet e palodhura të tij në kuadër të procesit të normalizimit Kosovë-Serbi.

“Ne (SHBA) mbetemi të angazhuar ngushtë me Kosovën, Serbinë dhe partnerët e BE-së në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Falenderojmë dhe njohim përpjekjet e palodhura të Përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak”, kanë thënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Zërin e Amerikës.

Lajcak gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar edhe me këshilltarin e DASH, Derek Chollet, dhe emisarin për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ish-kryediplomati sllovak ka thënë se sa i përket situatës në Ballkanin Perëndimor, BE dhe SHBA janë në të njejtën linjë sa i përket rrugës përpara.

“Gjithmonë e dobishme e të rikonfirmojmë se ne ndajmë të njëjtin lexim të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe ne jemi në të njëjtën linjë në lidhje me rrugën përpara”, ka shkruar Lajcak pas darkës me dy zyrtarë amerikanë të involvuar në dialogun Kosovë -Serbi.

Akuza ndaj Lajcak kishte shprehur edhe kryediplomatja e Kosovës Donika Gërvalla, në muajin korrik, në Forumin e Dubrovnikut. Ministrja e Jashtme gjatë diskutimeve në një panel ku ndodhej edhe Emisari i SHBA’së Gabriel Escobar, kishte kërkuar që BE të ndërrojë ndërmjetësit, ndërkohë që BE’në e kishte cilësuar si “tigër prej letre”.

Sipas të dhënave që kishte cituar Gërvalla, në vitin 2021 ishin rreth 50 % që i kanë thënë Qeverisë të mos bëjë kompromis sa i përket Asociacionit, derisa kjo përqindje në vitin 2023 është rritur në 80%. Ajo kishte thënë se përqindja është rritur edhe sa i përket asaj që Kosova të mos bëjë kompromise në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, shkruan Express.

“S’ka një storie të suksesit të Evropës për të parandaluar një luftë. Në dy vitet e fundit humbja e besimit dhe skepticizmi për kapacitetin e diplomacisë së BE-së ka shpërthyer me rritje prej 30 %. Derisa në vitin 2021, 50 % i thanë Qeverisë sonë që të mos bëjmë kompromis sa i përket Asociacionit. Derisa në vitin 2023 në mars ishte 80 %.Në 2021, rreth 50 % na thënë të mos bëjmë kompromis në dialogun e lehtësuar. Në mars 2023, ishte 84 %”, ka deklaruar Gërvalla, raporton Express.

Sipas Gërvallës ky disponim është fatkeqësi për çdo ndërmjetësim.

“Kjo është një fatkeqësi për çdo ndërmjetësim që të prodhojë një dinamikë të tillë”, ka thënë Gërvalla.

Duke përmendur këto shifra dhe këto kritika ndaj BE-së, ajo ka thënë se ka alternativa, duke thënë se është e nevojshme një strategji e re dhe njerëz të rinj.

Duke iu përgjigjur Gërvallës, Lajçak u mor me sulmet ndaj BE’së dhe jo ato personale.

“Fillimisht, mendoj se duhet të them që BE-ja është larg perfeksionit, por është më i miri që kemi. Është unioni më i suksesshëm i shteteve. Nuk ka një union tjetër të shteteve në këtë planet, që ka bërë stabilitet politik, ekonomik më të mirë, respektim të të drejtave”, kishte deklaruar diplomati sllovak./GazetaExpress/