Lajçak: Lëvizja e kufijve do të ishte përmbushje e ëndrrës së Millosheviqit dhe Tuxhmanit, s'duam diçka të tillë - Gazeta Express
string(109) "lajcak-levizja-e-kufijve-do-te-ishte-permbushje-e-endrres-se-millosheviqit-dhe-tuxhmanit-sduam-dicka-te-tille"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 15:55

Lajçak: Lëvizja e kufijve do të ishte përmbushje e ëndrrës së Millosheviqit dhe Tuxhmanit, s’duam diçka të tillë

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 15:55

Përfaqësuesi Special i BE’së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, ka kundërshtuar ashpër idenë e lëvizjes së kufijve në Ballkanin Perëndimor, siç përshkruhej në ‘non-paper’-in e parë e për të cilin u tha se burim kishte Slloveninë.

Lajçak ka thënë se një ide e tillë është shumë e rrezikshme dhe një ide që provokon luftë.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se në rast se do të impelementohej një ide e tillë atëherë do të përmbushej ëndrra e Millosheviqit dhe Tuxhmanit.

“Me implementimin e kësaj ideje, do të përmbushnim ëndrrën e Millosheviqit dhe Tuxhmanit. Dhe kjo nuk është diçka që duam ta bëjmë”, ka thënë Lajçak.

Ai thotë se një ide e tillë është refuzuar fuqishëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“S’dua ti komentoj këto letra. Ideja e rivizatimit të kufijve nuk është ide e re, ka qenë këtu për vite. Unë plotësisht jam kundër një ideje të tillë. Është tërësisht e rrezikshme dhe ide që provokon luftë”, ka thënë Lajçak./GazetaExpress/