Lajcak jep dorëheqje nga pozita e këshilltarit të kryeministrit Fico pasi i doli emri në dosjen Epstein - Gazeta Express
string(103) "lajcak-jep-doreheqje-nga-pozita-e-keshilltarit-te-kryeministrit-fico-pasi-i-doli-emri-ne-dosjen-epstein"

Lajme

Gazeta Express

31/01/2026 17:47

Lajcak jep dorëheqje nga pozita e këshilltarit të kryeministrit Fico pasi i doli emri në dosjen Epstein

Lajme

Gazeta Express

31/01/2026 17:47

Ish-Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajcak dhe ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi ka njoftuar se, pas publikimit të komunikimeve të tij me abuzuesin e dënuar seksual Jeffrey Epstein, ai po tërhiqet nga pozicioni i tij si këshilltar i Kryeministrit sllovak Robert Fico, raportuan mediat sllovake.

Kryeministri Fico njoftoi se do ta pranonte dorëheqjen e Lajçakut, ndërsa kritikoi kundërshtarët e tij, të cilët, sipas tij, nuk i kishte parë “me kaq shumë hipokrizi” për një kohë të gjatë.

“Miro e ka dëshmuar edhe një herë veten si një diplomat i shkëlqyer dhe unë e pranoj ofertën e tij për t’i dhënë fund bashkëpunimit tonë, megjithëse të gjithë ne, jo vetëm unë, po humbasim një burim të jashtëzakonshëm përvoje në diplomaci dhe politikë të jashtme. Është e çuditshme që një simbiozë e ngjashme e medias, opozitës dhe partive qeveritare nuk e shënjestroi liderin e opozitës Simecek, i cili, përmes mashtrimit me grante në nivelin e Sllovakisë dhe BE-së, përfaqëson një rrezik shumë më të madh për reputacionin e vendit tonë sesa këshilltari i kryeministrit, Miroslav Lajçak”, ka thënë Fico në një deklaratë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement