Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka marrë pjesë sot në takimet e radhës në Bruksel. Atje ka takuar ndërmjetësin Miroslav Lajçak ndërsa nuk ka pasur takim trilateral mes tij sllovakut dhe serbit Petar Petkoviq.
Po ashtu, dy kryenegociatorët sot kanë pasur punë edhe edhe me një zyrtar të NATO’s i cili e ka sqaruar edhe një herë pozicionin e Aleancës Veriatlantike për hapjen e Urës së Ibrit. Ndërsa sa i përket kalendarit të takimeve të reja Kosovë- Serbi, Bislimi ka thënë se pret ftesë të re nga Lajçak në tetor ndërsa beson se për Kurtin dhe Vuçiq s’beson se do të ketë ftesë të tillë nga Brukseli.
“Zoti Lajçak ka mandat deri në fund të janarit dhe unë besoj që ai do të përpiqet që ta shfyrtëzojë këtë periudhë për të raportuar ndonjë zhvillim apo ndonjë sukses, kështu besoj që gjatë tetorit do të ketë ftesë për kryenegociatorët. Ajo që unë nuk besoj që mund do të ketë është ftesë të liderëve për takim. Duhet të pritet kryesuesja e re e EEAS’it për të parë se cilat janë pritjet e saj nga procesi dhe pastaj të vazhdojmë tutje”, ka thënë Bislimi.
Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK) është një gjendje e rëndë që prek rrugët e frymëmarrjes. SI SHKAKTOHET? Faktori kryesor...